GRAZIE AT IGNAZIO
Me kujtohet sikur te kete ndodhur sot veshtrimi i tij i rrepte kur une dhe gruaja ime e ardhshme i kishim kerkuar pa asnje droje qe te celebronim martesen tone ne kishe. Ishim ne zyren e tij ne Kishen e Zemres se Krishtit ne rrugen e Kavajes dhe une sapo i kisha shpjeguar se isha vecse nje i pagezuar dhe asgje me shume. Keni rruge te gjate perpara ishte thelbi i pergjigjes se tij.
Nuk ishim as te paret e as te fundit qe deshironim te martoheshim ne kishe. Shume shqiptare po i riktheheshin kesaj martese diku per tradite e pse jo diku per mode te shtyre nga filmat qe pas 90-es ngacmonin imagjinaten e njerezve te mbyllur. Kishte edhe raste kur ne dyert e kishes trokitnin sterniper te familjeve katolike qe kishin nje histori rezistence qindravjecare por qe per arsye te ndryshme nuk kishin vene kemben ne Kishe. Ne kishat qe po ringriheshin me mundim nga pak kudo.
Nje histori shqiptare edhe kjo e fese. E komplikuar e veshtire mbushur me varferi e pasion. Histori ringritje. Me njerez te varfer por me shpirt te pasur me njerez te pasur por me shpirt te varfer. Me nevojtare deri ne dhimbje por me besim te palekundur qe kerkojne cdo dite ndihme per te perballuar jetesen e veshtire por dhe me shqiptare matrapaze qe pane tek kisha nje mundesi perfitimi. Nje histori shqiptare me te cilen edhe vete ne shqiptaret e kemi veshtire te perballemi.
Rruga ishte e gjate jo vetem per martesen tone. Me ore te tera diskutimesh pa fund per te njohur shenjterine e marteses qe e bashkonte Krishti per te njohur veten tjetrin per ta dashur ate. Me qindra ore per te njohur gjithashtu Shqiptaret dhe per ti dashur aq shume ata. Duke i afruar ata me dashurine e madhe ndaj Zotit aq te goditur nga kohet e erreta.
Por dhe per te njohur At Ignazion. i cili ishte tashme prej vitesh ne vendin tim. Jo vetem per te na martuar ne por me shume se kaq per te ringritur dashurine e shqiptareve per Zotin. Qe kaq shume ish lekundur per aq e aq vite. Duke krijuar me kohe nje shqiptar te veshtire mosbesues shpesh te varfer materialisht por dhe shpirterisht. Dhe te gjithe se bashku ne nje shoqeri te c organizuar me kode te cvarrosur pa nje moral mbizoterues pa idhuj ose me idhuj te gabuar si paraja apo pushteti. Nje individ i pamundshem per nje jete komunitare dhe nje shoqeri mbytese per individin. E gjitha kjo ne nje jete te varfer te mundimshme rraskapitese. Vecse dashuria per kete vend dhe per njerezit e tij mund ta mbante ende nje Shqiptar ne kete toke ne kete perballje te jashtezakonshme me veten. E aq me teper ta mbante optimist e aktiv per nje te ardhme me te mire. Nje te huaji do ti duhej me shume se kaq me shume pasion me shume dhembshuri me shume besim e mbi gjithcka nje besim te palekundur ndaj Zotit. Vetem keshtu mund te punoje me aq zell e dashuri ne kete token tone ku privacionet e misionit bashkoheshin cdo dite me ato te vendit.
Nje rrugetim i gjate e gjithe sfida per ne. Per te ndertuar qytetarin e ndergjegjshem me besim tek zoti dhe e ardhmja ne nje vend qe duket se prej nga smbahet mend vazhdon te vuaje nje te kaluar te hidhur dhe pezmatuese. Per te ndertuar besimin ne truallin ku mosbesimi eshte fe per te ringritur solidaritetin ne vend te individualizmit te shfrenuar per te hedhur themelet e komunitetit ne qoshen e izolimit. Per te rilindur keshtu dashurine vleresimin dhe ndihmen per tjetrin ne vend te urrejtjes percmimit dhunes.
A nuk duket gati e pamundur A nuk i ka ndodhur jo rralle secilit prej nesh te besoje se ky vend nuk behet e se me se fundi nuk ia vlen te merresh me te A sna kane ndodhur secilit prej nesh qe ne rremujen dhe rremetin ku jetojme fjale te tilla te na ngjajne vec si refrene te lodhshme qe sduam ti degjojme me Me keq akoma si tallje...
Por si te mos mendosh e besosh se Shqiperia jone do te behet kur mbi kete besim ka disa miq te huaj qe kane lene gjithcka ne vendin e tyre e mes sakrificash te pafundme vazhdojne te mundohen cdo dite qe kjo te ndodhe. Si te mos e besojne kete te gjithe ata qe e kane pare keto nente vjet kete deshmitar te ringritjes sone kete 70-vjecar qe me bicikleten e tij u hodh gjithe pasion e dhembshuri nga projekti ne projekt nga mesha e shenjte ne auditoret e te rinjve ne kurset e shkolles politike nga aktivitetet e bamiresise ne hartimin e programeve te studimit nga ndjekja dhe orientimi i besimtareve te rinj bashkeshorteve te ardhshem ne Keshillin Baritor ne lidhjen e shenjte te shqiptareve me Zotin. Dhe gjithcka ndryshe nga cjemi mesuar ne vendasit e bekuar pa buje pa zhurme larg kamerave dhe studiove televizive. Por me nje devocion dhe modesti te madhe aq sa eshte i madh numri i shqiptareve te cilet sot e kesaj dite nuk e kane ditur se ne nje rruge te Tiranes ne nje Kishe historike nje njeri flokebardhe mundohej me mish e me shpirt te ushqente te varfrit e ketij vendi me buke e besim.
Por si mund ta humbim ne besimin ne te ardhmen tone kur ne te kane pikerisht aq besim njerez si Padre Ignazio. Kur midis zhurmes dhe ulerimave tona ne kete vendin tone kur te gjithe duan tia mbathin kush e kush me pare kur jemi zhgenjyer nga gjithcka e kushdo ne nje rruge te bukur te Tiranes ne nje ndertese gjithe histori ky Italian i palodhur se bashku me eterit e tjere jezuite nuk gjejne per asnje moment paqe per te na ndihmuar ne ta gjejme ate me veten tone.
Me kujtohet sikur te kete ndodhur sot fjala e tij ne meshen e marteses sime qe ai do celebronte pese vjet me pare ne Katedralen e Shen Agostinit ne Sassari te Italise perballe nje salle te tejmbushur krushqish Italiane e nje grupi te vogel Shqiptaresh te familjes sime. Ai foli per ne per rrugetimin tone te perbashket dhe per Shqiperine dhe rrugetimin e saj. Dukej qe i kish njohur mire te dy rrugetimet. i kish jetuar me aq vertetesi dhe i kish dashur. Rralle kisha degjuar shqiptare te kishin folur me aq dashuri per vendin tim.
Sot ne Kishen Zemra e Krishtit At Ignazio do te celebroje meshen e tij te fundit ne Tirane. Me pas ai do te vazhdoje misionin e tij diku ne veri ne nje qytet me tradita e emer te larte si Shkodra. Katoliket Shkodrane do te kene fatin e mire qe para tyre e paten besimtaret e nje prej rrugeve me te bukura te Tiranes por dhe nje prej zonave me te varfra gjithashtu sic jane ato te Kombinatit dhe rrethinat e tij.
Ky Italian i mire do te vazhdoje te sherbeje per ne te na ndihmoje te gjejme besimin tek zoti dhe e ardhmja jone. Ndaj ndryshe nga ajo tradita jone e keqe qe sdihet kush e mbolli ne kete toke sot eshte dita e duhur ti themi ketij Shqiptari mirenjohje At Ignacio Buffa.