Dita pa njerez

Dita pa makina ishte dite me smog me stres me komunizem me majmuneri me dhune me abuzime me tallje dhe me spam. Ajo prodhoi te kunderten e asaj qe ne perendim eshte konceptuar te prodhoje. Ne thelb ishte nje dite cnjerezore.
DITA ME SMOG
Nese dikush ka menduar qe dita pa makina do na i lironte vrimat e hundes nga bloza e perditshme e ka pasur shume gabim. Makinat e bllokuara ne trafik per shkak te devijimit te detyrueshem qe shume njerez nuk e kishin marre vesh ose ishin pak te informuar prodhuan me shume smog se cdo dite tjeter. Pa folur per ndotjen akustike te borive te acaruara dhe sharjeve me gjithe shpirt te shofereve. Pra dita pa makina prodhoi te kunderten e vet nje dite me te piset.
Ne nje Tirane kaq te piset i vetmi vend ku ndjehesh i mbrojtur eshte makina jote. Kush mund te jete aq budalla qe per nje dite te heqe dore nga mbrojtja e fundit qe na ka mbetur Kurre As po te na sulmoje King Kongu. Madje King Kongu ketu e ka fundin te sigurt. Mjafton te bllokohet mes tymrave 10 minuta te 21-shi ose te Banka.
DITA ME STRES
Dita pa makina prodhoi stres ekstra pervec dozes normale qe kemi perdite. Me njerez qe ishin nisur per te kryer punet e tyre dhe qe nuk kishin per te arritur dot dhe me autobuse te ngecur si balena ne breg te detit Dita Pa Makina u perceptua si nje dite torture.
Perpara se te realizohet nje dite pa makina duhet organizuar transporti publik si mundesi alternative. Rruge per bicikleta nuk ka. Pse duhet te harxhosh para per fotoksine Do te vrasesh veten Bli nje biciklete e bej nje xhiro te rruga e Durresit.
Autobuset e Tiranes jane kampe perqendrimi me rrota. Aty te vjedhin aty te shtyjne aty fatorinoja bie ere sikur sapo ka dale nga stalla e derrave aty ka njerez qe hipin me pula ne dore aty te molestojne madje ka molestues qe kane mesuar stilin qe kur nje vajze ankohet me ze per ngacmimin ngrene zerin dhe e shajne me fjale te ndyra nen syte apatike te njerezve qe po vdesin. Sepse autobuset transportojne hallexhinj shoqerisht te vdekur. Te hipesh ne autobus eshte turp.
Autobuset ne Tirane i kane stacionet me 3 km distance si stacione treni. Shanset qe te mund te organizosh rrugen tende me 2 nderrime autobusi jane zero.
Per te shkuar diku me autobus ne Tirane te duhen minimalisht 30 minuta. Plus pritja ne stacion. Autobusi qe ecen si xhenaze se i kane vene orar. Kush mban pergjegjesi per ate 1 ore qe na vdes ne autobus per dite per 40 vjet Apo pune e madhe jane oret e vdekura te hallexhinjve
DITA ME KOMUNIZM
Dita Pa Makina me kujtoi te dielen e pastrimit komunist. Edhe nje te diel qe njeriu mund te flinte deri vone binte dera qe ne 7. Duhej te dilje me detyrim te pastroje ose...
Nje dite pa makina duhej te ishte nje kerkese qe vjen nga nje grup i ndjeshem komuniteti ose OJF-esh per nga anetaresia dhe per nga pesha ne komunitet. Por si ne komunizem direktiva vjen nga lart nga Komitetet e Reja Qendrore.
Edhe organizimi binte ere komunizem. Nje Dite qytetare qe ruhet me police. Ca kalamaj shkolle te nxjerre me bicikleta. Ca kalamaj qe shume shpejt babi do u blere makinen e tyre e do na dhunojne neser ne rruge. Ca personalitete qe dalin sa per te dale ne TV.
DITA ME MAJMUNRI
Atehere pse Ne nje vend ku nuk degjoj te flitet kurre per ekosistemin ku biznesi i bicikletave per inat te Norvegjise eshte ne rrenim dhe biznesi i varrezave te makinave eshte ne lulezim atehere pse Mos po kopjojme si majmunet perendimin si me ligjin qesharak antiduhan apo ligjin anticelular ne timon Ne nje vend ku Fabrikat e imentos konkurrojne Platformat e leshimit te shuttle-ve te NASA-s kush do qe te duket me perendimor se perendimoret
Ta mbrojme natyren. Sa qesharake kjo thirrje e genjeshtert ne nje qytet ku kultura e luleve ska ekzistuar ndonjehere pervecse ne varreza deshmoresh. E perjetesuar mrekullisht ne batuten e Koncert ne vitin 36 ...ne kete qytet lulet i hane gomeret....
I vetmi qe me dhimbsej ne tere ate majmuneri ishte me duket se Ambasadori Holandez me ndjenjen e tij naive te kontributit qytetar. Tha dicka te tipit Kurre nuk dal dot ne rruge me biciklete eshte shume e rrezikshme po sot dola se ishte dita pa makina...
DITA ME ABUZIME
Shteti tentoi te na nxirrte ne rruge pa makine. D.m.th. na la ne shtepi. Ky shtet qe nuk mbron dot kembesoret e vet te nxjerr ne rruge pa makine.
Askush nga ata qe kane makine nuk doli ne kembe. Ose nuk doli fare ose la pa bere punet ose vendosi te tentoje me makine. Another one bites the dust
DITA ME TALLJE
Ne tere kete histori njeditore tallja e madhe me te tere ne eshte fakti qe po ky shtet promotori i dites pa makina eshte i paafte te heqe nga rruga veturat e dumdumet qe tymojne si oxhake fabrikash. Po ky shtet eshte i paafte te aplikoje standardet e mosndotjes. Kontrolli i makinave vazhdon te jete nje magazine qesharake ku edhe nje furrnalte mund ta fusesh per kontroll teknik dhe ta nxjerresh te miratuar me leje qarkullimi nje vjecare. Mjafton qe shteti te marre leket vit per vit.
Tallja eshte qe ky shtet nuk ka asnje strategji. Nuk kam pare askend te mendoje te beje dicka qe te pakten pas 10 vjetesh ky qytet te jete me njerezor e me miqesor me ambientin. Ky shtet ka vetem leje ndertimi per te dhene.
DITA ME SPAM
E fundit por jo me pak e rendesishme. Ku e gjejne te drejten kompanite celulare te na dergojne sms promovuese qofte dhe per nje kauze te drejte Pasi na kane derguar non stop reklama per shitje makinash edhe keto te pakerkuara.
DITA ME DHUN
Duan te na mesojne me dhune te mos perdorim makinen. Kush Pushtetaret qe nuk bejne me asnje hap ne kembe. Kam vite qe nuk e shoh ne rruge Kryetarin e Bashkise. Sepse nuk ecen ne kembe pervecse kur ka kamerat nga pas te ndonje rrugice tregtaresh Kryeministri qe e ka shtepine 2 minuta larg nga puna here pas here shkon ne kembe ne zyre. Here pas here Ai DUHET te shkoje PRDIT ne kembe
A thua permes dhunes qofte dhe nje person do te ndryshoje A mundet qe me kete forme te ndergjegjesojme qofte dhe nje person te vetem nga 1 milione qe ka Tirana Dyshoj se jo. E vetmja gje qe po bejme eshte se po i shtyjme njerezit te urrejne iniciativat qytetare. Duam tiu heqim makinen kur makina eshte i vetmi simbol statusi per shume njerez. Para se ta bejme te lere makinen me perdhune duhet ti ofrojme nje qytet njerezor. Dhe Tirana nuk eshte me njerezore.
Ne fakt dita pa makina eshte dite pa njerez.