GRECO: Zvicra të ndërmarrë hapa konkretë kundër korrupsionit

Grupi i shteteve kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës ka kërkuar nga Zvicra që të luftojë më shumë mitdhënien e zyrtarëve të huaj në sektorin privat, si dhe të sigurojë transparencë në financimet politike.
Grupi ka vlerësuar ligjet zvicerane kundër mitdhënies, por për ta mbetet shqetësim numri i vogël i dënimeve, në raport me numrin e hetimeve të hapura.
“Edhe pse ligjet zvicerane dënojnë figurat publike të korruptuara, deri më tani nuk ka pasur dënime në rastet e mitdhënies në sektorin privat”, ka bërë të ditur organizata.
Sipas tyre, pjesë e problemit konsiderohet fakti që gjykatat zvicerane merren vetëm me raste private të korrupsionit, kur marrin ndonjë ankesë prej ndonjë kompanie, individi apo grupi, e sipas këtij grupi, ky kufizim ligjor duhet të hiqet.