E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS-së, mbyllet numërimi, jashtë Islami dhe Harasani

Numërimi i votave në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, për kryesinë e re të partisë, sapo ka përfunduar. Dy zërat kritikë të Ramës përfundimisht nuk janë votuar nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ndërkohë është numëruar edhe fleta e fundit e votimit, ndërkohë që paraprakisht emrat më të votuar në listën e kandidatëve të propozuar nga kryesocialisti Rama, janë:
-Gramoz Ruçi
-Ditmir Bushati
-Erion Braçe
-Ben Blushi
-Shkëlqim Cani
-Pandeli Majko
-Arben Malaj
-Namik Dokle
-Vangjush Dako
-Besnik Baraj
-Sajmir Tahiri
-Arben  Isaraj
 

Femrat e kryesisë së Asamblesë së PS:
-Mimi Kodheli
-Eglantina Gjermeni
-Lindita Nikolla
-Valentina Leskaj
-Arta Dade
 

Sekretarët e rinj të Asamblesë së PS:
-Blendi Klosi, sekretar organizativ
-Damian Gjiknuri, sekretar për cështjet zgjedhore
-Ilir Beqja, sekretar për programin e PS
-Fatmir Xhafaj, sekretar për koordinimin në PS
-Ndre Legisi, sekretar për koalicionet
-Bashkim Fino, sekretar për pushtetin vendor
-Arben Ahmetaj, sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit
-Armado Subashi , sekretar për burimet njerëzore
-Erion Veliaj, sekretar për rininë dhe emigracionin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›