E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi Ristic-Pirker, nuk ka marrëveshje

Takim i kryetarit të komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisa Ristic, dhe komandantit të njësisë gjermano-austriak të KFOR-it, Franz Pirker, përfundoi pa zgjidhje përfundimtare në Jagnjenicë. Ristic u shpreh se nga KFOR-i ka marrë premtimin se në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme, dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. “Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës Zveçan-Zubin-Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i dëshiron ta lirojë atë rrugë dhe ta bëjë një punkt kontrolli për kontrollimin selektiv të automjeteve në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozim të tillë, por ne nuk pranojmë punkt në atë vend”, ka thënë Ristic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›