GREQI – Gjashtë tërmete të tjera godasin Santorinin

SANTORINI, 6 shkurt /ATSH-ANA/ – Aktiviteti sizmik në afërsi të Santorinit vazhdoi edhe sot, me gjashtë lëkundje të reja të regjistruara midis orës 05:00 dhe 05:36.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, gjashtë lëkundje të lehta u regjistruan në zonën detare midis Amorgos dhe Santorinit.
Në orën 05:00 një tërmet me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter.
Në orën 05:05 një tërmet me magnitudë 4,0 të shkallës Rihter.
Në orën 05:23 një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter.
Në orën 05:28 një tërmet me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter.
Në orën 05:33 një tërmet me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter.
Në orën 05:36 një tërmet me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter.
”Të mërkurën, në orën 21:09, në zonën detare në jug të Amorgos është regjistruar tërmeti më i fortë deri më tani, me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter”, sipas Institutit Gjeodinamik./ a.jor.