GREQI – Konfirmohet rasti i parë me HMPV

SELANIK, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Rasti i parë i konfirmuar me HMPV në Greqi është një pacient i shtruar në spitalin ”Papanikolaou” të Selanikut.
Pacienti, një burrë 71-vjeçar, ishte dërguar në spital disa ditë më parë me pneumoni.
Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi në vetëm dy ditë dhe ai duhej të intubohej.
Gjendja shëndetësore e burrit, i cili vuan edhe nga sëmundje të tjera themelore, i shtyu mjekët të kryenin analiza për të përcaktuar shkakun e infeksionit të tij, i cili zbuloi virusin.
Udhëzimet e dhëna nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) për mjekët dhe infermierët në spitalin ”Papanikolaou” se si të merren me rastin, janë të ngjashme me ato të dhëna për koronavirusin, si për shembull respektimi i rregullave strikte të higjienës dhe minimumi i distancës./ /os/