E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

IRAN – Lirohet gazetarja italiane Cecilia Sala

ROMË, 8 janar /ATSH-DPA/ – Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila u arrestua në Iran gati tre javë më parë, është liruar nga autoritetet iraniane dhe është në një aeroplan drejt Italisë, sipas qeverisë italiane.

Sala, i cili punon për të përditshmen italiane ”Il Foglio” dhe drejton një podcast të njohur, u arrestua në kryeqytetin iranian më 19 dhjetor me akuza për shkelje të ligjit të medias në vend.

Gazetarja 29-vjeçare u mbajt në izolim në burgun famëkeq Evin të Teheranit. Ndalimi i saj u dënua nga politikanë të lartë italianë dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Zyra e kryeministres Giorgia Meloni tha se avioni i Sala do të mbërrijë në Itali sot pasdite./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›