E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GREQI – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në ishullin Anafi

ATHINË, 14 shkurt /ATSH-ANA/- Bashkia e Anafit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e pasojave të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm në rajon.

Vendimi është marrë nga sekretari i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Vassilis Papageorgiou dhe gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 13 mars.

Bashkitë Amorgos dhe Thera në Santorini kanë shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për më shumë se një javë, për të njëjtën arsye.

Sipas Papageorgiou, gjendja e jashtëzakonshme në të tre ishujt do të përfundojë pas 13 marsit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›