E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ROMË – Papa Françesku shtrohet në spital, trajtohet për bronkit

ROMË, 14 shkurt /ATSH-DPA/- Papa Françesku është shtruar sot në spitalin e Romës për shkak të bronkitit dhe problemeve me frymëmarrjen prej më shumë se një jave, tha sot një zëdhënës i Vatikanit.

“Papa Françesku 88 vjeç u dërgua në spitalin Gemelli të Romës për te kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike”, tha zëdhënësi.

Papa Françeskut i është dashur vazhdimisht të ndryshojë programin e tij për arsye shëndetësore. Ai vuan nga probleme të frymëmarrjes veçanërisht në dimër.

Papa argjentinas, i cili pasoi Benediktin XVI në vitin 2013, është papa i dytë më i vjetër në histori.

Vetëm Papa Leo XIII ishte më i vjetri kur ishte në detyrë, i cili vdiq në moshën 93-vjeçare në vitin 1903.

Ndërsa Benedikti jetoi 95 vjeç, ai u tërhoq nga detyra – nëntë vjet përpara vdekjes së tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›