E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MYNIH – Vance ngjall polemika duke mbështetur të djathtën ekstreme gjermane, AfD

BERLIN, 14 shkurt /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance mbërriti dje në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), ku pritet të paraqesë vizionin e politikës së jashtme tëpresidentit të SHBA-së Donald Trump – përpara liderëve të mbledhur botërorë.

Në një intervistë per “Wall Street Journal”, Vance tha se ai do t’u kërkonte, gjithashtu liderëve evropianë të përqafonin politikën populiste anti-establishment dhe të merrnin masa të rrepta për të ndaluar migrimin masiv – për të kthyer politikat e krahut të majtë dhe për të përqafuar vlerat tradicionale konservatore.

Në mënyrë kontroverse, Vance tha se ai do t’u kërkonte politikanëve gjermanë të thyenin tabutë e hershme dhe të punonin me Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

Vance tha se do të ofronte gjithashtu mbështetjen e tij për miliarderin amerikan Elon Musk – mbështetja e fuqishme e të cilit për AfD-në në Gjermani ka ngjallur polemika.

Pas deklaratës së Vance, zëdhënësi kryesor i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se nuk e shihte si të drejtë një ndërhyrje kaq intensive në politikën e brendshme përpara zgjedhjeve të Gjermanisë më 23 shkurt. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›