E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GREQI – Tetë emigrantë të vdekur pas fundosjes së varkës në Samos

ATHINË, 25 nëntor /ATSH-ANA/- Një operacion shpëtimi i Gardës Bregdetare nisi sot në veri të ishullit Samos, pas zbulimit të tetë trupave të pajetë – gjashtë fëmijë dhe dy gra.

Ekipi kreu kërkimet për personat që mund të rezultonin të zhdukur në det pas fundosjes së supozuar të një varke me emigrantë që ende nuk është gjetur.

Gjithsej 36 migrantë pa dokumente u gjetën në tokë dhe tre të tjerë u shpëtuan pasi u bllokuan në bregun shkëmbor.

Në zonë kanë fryrë erëra me magnitudë 6 të shkallës Beaufort, ndërsa në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshinë një mjet patrullimi i Rojës Bregdetare, një anije shpëtimi dhe një anije e rojes bregdetare e asistuar nga një aeroplan dhe helikopter i Gardës Bregdetare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›