E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GROENLANDË – Qeveria mohon pretendimin për një ftesë për një delegacion amerikan të nivelit të lartë

KOPENHAGË, 25 mars /ATSH-DPA/ – Qeveria e Grenlandës mohoi të martën një pretendim të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump se një grup amerikan, përfshirë Usha Vance, gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance, ishte ftuar për të vizituar ishullin.

Qeveria e territorit autonom danez mohoi lëshimin e një ftese private apo zyrtare në një postim në Facebook.

Ajo vuri në dukje se ishte një qeveri e përkohshme në pritje të formimit të një koalicioni të ri dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta respektojnë këtë.

Duke folur pas një takimi të kabinetit të hënën, Trump tha se ishte bërë një ftesë, pa përcaktuar se nga kush.

”Vizita, e cila do të fillojë të enjten, përbën një gjest miqësor”, tha ai.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Usha Vance do të udhëtojë në Groenlandë së bashku me djalin e saj dhe të tjerë për të vizituar vendet historike dhe për të marrë pjesë në një garë tradicionale sajash me qen.

Qëllimi është të fitohet njohuri më e madhe për traditat dhe historinë e territorit.

Raportet e medieve thanë se këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz do të ishte pjesë e grupit.

Trump ka bërë thirrje vazhdimisht për kontrollin amerikan të Groenlandës për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›