Rama ironizon koalicionin e PD: Njishat

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot me “bufin e kënetës”, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
“Njishat” shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim ku shprehet se “ne jemi njisha”.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
/r.e/