Divorci shqiptari vret ish-bashkeshorten me thike ne shpine
MILANO - Nje shqiptar ne Itali ka vrare me thike bashkeshorten pasi ishin divorcuar por ai nuk e pranonte kete ndarje. Krimi brenda familjes ka ndodhur ne Milano dhe raportohet sot nga mediat e shtetit fqinj. Sipas policise burri 50-vjecar Ramiz Draka ka vrare gruan me thike e me pas ka pritur mberritjen e policise e cila e ka arrestuar. Hetimet paraprake lidhur me ngjarjen tregojne se burri nuk pranonte qe pas 20 vjetesh jetese se bashku nga e cila kane edhe 4 femije gruaja kishte vendosur ta linte. Gruaja Sabina Kazanxhiu 48 vjece dy dite me pare ne mesdite kishte hyre ne banese per te marre disa dokumente qe i nevojiteshin. Mes saj dhe bashkeshortit qe ndodhej aty plasi fillimisht nje sherr e me pas ai me nje thike e goditi ate disa here ne shpine. Me pas ishte vete ai qe njoftoi fqinjet e kerkoi nje ambulance por gruaja kishte vdekur.
11 Shtator 2010