E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja ne Hamallaj policia arreston te dyshuarin e 15-te



DURRES - Shkon ne 15 numri i personave te arrestuar per protesten e organizuar ne Hamallaj te Durresit me 3 korrik 2010. Policia e qytetit bregdetar ka bere te ditur dje se ka rene ne pranga 18-vjecari Altin Lleshaj i lindur ne Mirdite dhe banues ne Hamallaj. Ndaj tij rendojne akuzat per organizim pjesemarrje ne proteste te paligjshme si dhe kundershtim te forcave te policise. Prangosja i tij ka ardhur dy dite me pare pas leshimit te urdher-arrestit nga prokuroria bazuar ne materialet filmike. Deri tani jane 15 persona qe kane rene ne prangat e policise per te njejtat akuza ndersa 5 prej tyre u liruan javet e kaluara. Me 3 korrik Policia Ndertimore do te ndermerrte nje aksion per prishjen e 153 ndertimeve pa leje ne kete zone. Banoret kundershtuan dhe pati perplasje fizike mes policise qe mbeshteste Policine Ndertimore dhe banoreve te fshatit bregdetar.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›