GaGa bashkëpunon me Britney Spears?

Këngëtarja Lady GaGa, e cila më parë ka bashkëpunuar edhe me Beyonce, Pet Shop Boys dhe Sir Elton John, ka vendosur të bashkëpunojë edhe me të famshmen Britney pasi që i ka propozuar babai i saj.
Gaga në Grammy Awards kishte marrë me vete edhe babin e saj Joseph, kur ai kishte parë këngëtaren Britney dhe i kishte thënë se “vajza ime është një adhuruese e madhe e jotja dhe do të dëshironte të bënte një duet me ty”.
Gaga e kishte pranuar edhe më herët që është një adhuruese e madhe e Britney dhe këtë e kishte dëshmuar me fotografitë e saja janë të varura në muri.
“Jam shumë e gëzuar që ne kemi vendosur të bashkëpunojmë sa më shpejt për ta bërë një duet”,tha Gaga për mediat amerikane.