GaGa’s i vjen marre

Lady GaGa ka thënë se i shmanget mbrëmjeve të showbizz-it sepse i “vije marre”.
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” ka treguar se pavarësisht paraqitjeve të saja në skenë, ajo në të vërtetë është shumë e rezervuar dhe shumë nervoze kur takon njerëz të rinj – sidomos të famshëm.
“Në të vërtetë nuk takoj shumë artist sepse jam shumë e marrshme. Ndoshta nuk jam e marrshme me njerëzit që i njoh por me njerëzit që nuk i njoh jam e marrshme”, tha GaGa.
“Në përgjithësi mbahem dhe fokusohem në muzikë. Por, kur i takoj njerëzit që kam shumë të përbashkëta më ta atëherë shkon shumë mirë. Gjithmonë me vjen marrë kur jam në skenën e Hollywood-it. Ndihem paksa si në shkollën e mesme, kur nuk përshtateni mirë”.
GaGa — emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta — kohëve të fundit ka treguar se nuk vlen asgjë kur ka para një burrë, por megjithatë mendon se është shumë seksi.
“Jam e tmerrshme me burrat”, tha ajo.
“Por, ende besoj se jam vajzë super-seksi”.