E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabim ne lotari SHBA zhgenjen 22 mije aplikante

Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar ndjesë për mijëra kandidatë për emigrantë që kanë marrë njoftimin se janë kualifikuar për fazën e parë të lotarisë amerikane të emigrimit. Sipas Uashington Post, njoftimi është marrë gabimisht për shkak të një gabimi kompjuterik, dhe mijëra aplikantë janë lajmëruar se ata kishin nisur rrugën e marrjes së vizës së tyre të qëndrimit në Amerikë.

Por, shpresat janë prerë shumë shpejt për ta, pasi zyrtarët kanë kapur menjëherë gabimin dhe e kanë anuluar rezultatin e përzgjedhjes së parë të kandidatëve të zhvilluar më 1 maj. Bëhet fjalë për 22 mijë persona që u është ngrirë buzeqeshja në buzë, por rregullat janë rregulla dhe aplikantët do të provojnë shansin përsëri, së bashku me 15 milionë të tjerë që shpresojnë të fitojnë lotarinë.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet keqardhja për bezdisjen apo zhgënjimin e shkaktuar. Gabimi në sistemin e kompjuterit qëndronte në faktin se kishte përzgjedhur si fitues vetëm në radhët e aplikantëve të dy ditëve të para, dhe jo në numrin e përgjithshëm të aplikantëve në 30 ditë që zgjat lotaria.  Fituesit e shorteut tjetër do të njoftohen në mes të korrikut.

E ashtuauajtura lotaria amerikane është një projekt i përvitshëm i miratuar nga Kongresi në vitin 1994 dhe u jep mundësi emigrantëve, që ndryshe nuk do e kishin kurrë këtë shans, të hyjnë me vizë, të jetojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›