E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak gjendet trupi i pajete i 14-vjecarit

Pas një jave kërkimesh është gjetur në ujrat e lumit Erzen trupi i pajetë i 14-vjeçarit të mbytur një javë më parë në Shijak. Metjon Dhimitri ishte nga Tirana dhe kishte shkuar për pushime tek të afërmit në fshatin rreth të Shijakut, ku duke luajtur me disa bashkëmoshatarë ra në lumë.

Ata njoftuan të afërmit, policinë dhe polumbarët dhe të gjithë së bashku prej një jave nuk kanë reshtur kërkimet për gjetjen e truput të 14-vjeçarit. Mëngjesin e sotëm një kalimtar i rastit ka parë një trup të pajetë në bregun e lumit i cili rezultoi të ishte 14-vjeçari, Metjon Dhimitri.

Në të njëjtën zonë në fillim të muajit shkurt fumbi jetën një 17-vjeçar i cili u shpall i zhdukur dhe vetëm pas 7 ditësh u gjend edhe ai rastësisht nga një kalimtar po në breg të lumit Erzen.

Olgera Muka                                
       

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›