E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabim teknik ne nje pike nyje Rrezim masiv i faqeve te internetit ne Izrael

Pirati i internetit Anonymous u prezantua ne fundjave si hakmarres i njerezve pa te drejta ne Gaze. Ne platformen e internetit Youtube Anonymous lajmeroi se do te reagonte ndaj sulmit me te fundit ndaj flotes se solidaritetit me Gazen. Te premten marina izraelite ndaloi para bregdetit te Gazes dy anije me 27 aktiviste te Gazes ne bord. Pas kesaj zeri anonim i kompjuterit te pirateve te internetit kercenoi

Po te bllokoni edhe me tej anije me mallra humanitare per Gazen ose po te perseritni ngjarjet e tmerrshme te 31 majit 2010 kunder flotes se lirise se Gazes atehere nuk na lini alternative tjeter vecse te kunderpergjigjemi.

Ne maj 2010 ushtria izraelite sulmoi nje flote shume me te madhe solidariteti me Gazen dhe vrau nente aktiviste turq.

Bllokada shihet si ilegale

Ne nuk harrojme ne nuk falim deklaruan tani piratet e internetit te cilet duan drejtesi per njerezit ne Gaza. Me te vertete te dielen u rrezuan faqet e internetit te nje sere ministrive izraelite dhe te institucioneve te tjera. Nder te prekurit bejne pjese ushtria izraelite sherbimi i fshehte izraelit per boten e jashtme Mossad sherbimi i fshehte i brendshem Shin Bet ministria e Financave dhe te tjere. Rrjetet e brendshme te kompjuterave te ketyre institucioneve sipas informacioneve te gazetes izraelite Jedioth Achronoth nuk ishin te prekura.

Piratet e kompjuterit apo hakeret si dhe aktivistet e anijeve e konsiderojne bllokaden detare kunder Rripit te Gazes si ilegale. Marina izraelite i ndaloi te dyja anijet - nje anije kanadeze dhe nje anije irlandeze- 45 milje detare para bregdetit te Gazes ne ujera nderkombetare. Pas kesaj ushtaret i terhoqen anijet ne portin izraelit Aschdod. Aktivistet sipas te dhenave te tyre donin te dergonin medikamente ne Gaze. Por sipas gazetes izraelite Haaretz autoritetet izraelite nuk gjeten mallra ndihme mjekesore ne anije. Aktivistet i arrestuan dhe nje pjese te tyre i kthyen mbrapsht me avione. Ata vinin nga Kanadaja nga SHBA Australia Irlanda Greqia dhe Izraeli. Ne shenje solidariteti me aktivistet e anijeve piratet anonime te internetit argumentojne ne videon e tyre ne youtube sulmin ndaj sistemeve te kompjuterit te institucioneve izraelite

Ky eshte nje rast i paster piraterie ne det te hapur. Vec kesaj rezoluta 3005 e OKB-se konstaton se te gjitha burimet midis te tjerave edhe deti dhe thesaret natyrore te tokes jane nen kontrollin e banoreve te Gazes. Aksionet e tyre jane ilegale.

Nese ekziston me te vertete nje lidhje midis kercenimeve anonime te hakereve dhe rrezimit te faqeve te internetit nuk mund te thuhet. Punonjes te ministrise izraelite te Financave thane se pati ndodhur nje gabim teknik ne nje pike nyje te sistemeve shteterore kompjuterike. Pohimet se ndodhi nje sulm i pirateve te internetit jane pa baza. Megjithate nje rrezim i tille masiv i faqeve te internetit te institucioneve ndodh jashtezakonisht rralle.

Autor Sebastian Engelbrecht/ Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›