Polonia legalizon imigrantët ilegalë

Problemi me migrantët ilegalë filloi pas anëtarësimit të Polonisë në vitin 2004 në Bashkimin Evropian. Si pjesë e BE-së, Polonia u kthye në një vend shumë atraktiv për shumë njerëz nga vendet fqinje, si Ukraina, apo Bjellorusia, por edhe nga vendet të tjera si për shembull Çeçenia, Armenia dhe Vietnami.
Fillimisht shumë prej tyre kishin parashtruar kërkesën për azil, por me gjithë refuzimin, ata kanë vazhduar të qëndrojnë në vend, me shpresë se në këtë vend do t'u hapen perspektiva të reja për jetë. Sipas disa vlerësimeve, janë rreth 500 mijë njerëz të tillë në Poloni dhe shumica e tyre jetojnë dhe punojnë në vend ilegalisht.
Ky ligj i amnistisë është i treti me radhë, pasi që në vitet 2003 dhe 2007 janë bërë përpjekje për të rregulluar këtë çështje në Poloni.
Me ligjin e ri do të lehtësohen dukshëm procedurat e tanishme zyrtare për legalizim.