E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabimet me toponimet në pasaporta, qeveria greke amnisti për zgjedhjet për emigrantët shqiptarë

veliajQeveria greke ka miratuar një amnisti të përkohshme prej datës 14 qershor e deri në datën 3 korrik për emigrantët shqiptarë që do të dëshirojnë të udhëtojnë për në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke ndjekur një praktikë që ndiqet rëndom nga shteti grek me rastet e festave të Krishtlindjeve dhe Pashkëve, ministri për Qytetarin dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar Qarkoren për Toponimet, përmes së cilës u kërkohet autoriteteve greke të kufirit të mos ndalojnë më kalimin e emigrantëve shqiptarë për shkak të gabimeve në pasaportat e tyre. Qarkorja u miratua pas një kërkese që u dorëzua nga Sekretari për Emigracionin dhe Rininë në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj.

Jam i lumtur për kalimin e amnistisë. Është një masë e përkohshme, por që u mundëson emigrantëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas fitores së 23 qershorit, çështja e toponimeve është çështja e parë që do të zgjidhë qeveria e re socialiste, u shpreh Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›