TemA TV/ Topalli: Ish-të përndjekurit do tu japin përgjigjen e merituar neodiktatorëve (VIDEO)
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me ish-të përndjekurit politikë në Shkodër. Sipas saj, ata do tu japin përgjigjen e merituar neodiktatorëve.
Ish-të përndjekurit, ashtu si të gjithë shqiptarët, në 23 qershor do tu japin përgjigjen e merituar neodiktatorëve duke votuar 44, Partinë Demokratike. Ish-të përndjekurit e bëjnë krahasimin mes partisë që solli lirinë në 90-n dhe premtimeve që bën sot gaztori që vishet si gardian burgu. Koalicioni i majtë u ka premtuar se do tu sjellë statujën e Enver Hoxhës në Tiranë. E dyta, i ka premtuar edhe Kavajës se do ti heqë simbolin e dy gishtave. Ai është simboli i fitores sonë, është simboli i daljes suaj prej burgu, i daljes suaj nga internimi. Gaztori gardian as ka për të hequr simbolin e dy gishtave dhe as do guxojë të vendosë statujat e diktatorëve. Është poshtërim dhe ofendim për shtresën e të persekutuarve. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që bijtë e diktatorëve të jenë në politikë, është shprehur Topalli, edhe pse në fakt, pas më shumë se 20 vitesh, ish-të përndjekurit ende nuk janë dëmshpërblyer./b.l