E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabon Vllaznia, Tirana e vetme në kryeTirana e vetme në krye, me 44 pikë, me dy pikë më shumë se Vllaznia (42). Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Lushnjës në takimin e dytë midis tyre në harkun e shtatë ditëve, por kësaj rad

Tirana e vetme në krye, me 44 pikë, me dy pikë më shumë se Vllaznia (42). Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Lushnjës në takimin e dytë midis tyre në harkun e shtatë ditëve, por kësaj radhe në “Qemal Stafa” u luajt java e parë e fazës së tretë, që nisi me një shkëputje të bukur të 23-herë kampioneve. Tirana e dominoi plotësisht takimin të zhvilluar në një kohë të bukur, por me pak shikues në impiantin ndërkombëtar.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte i Lushnjës, por portieri veteran i Tiranës, 37-vjeçari Blendi Nallbani, shpëtoi portën e tij nga një gol i sigurt, kur ish-portieri i Kombëtares e “thithi” topin përpara se lushnjarët ta godisnin atë drejt portës kundërshtare.

Në minutën e 24-t, mbrojtësi Andi Lila harkoi nga e djathta e sulmit bardheblu brenda zonës së vogël të Lushnjën, dhe aty Migen Memelli me një kërcim të fuqishëm realizoi me kokë golin e parë të Tiranës. Goli i 14-të sezonal për sulmuesin pogradecar, njëherësh edhe më i miri i kampionatit për momentin.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Memelli shpërdoroi një rast flagrant, kur i vetëm përballë portierit Bejte ia “dhuroi” topin në dorë. Disa sekonda më vonë, pas një harkimi të Daniel Xhafës, Memelli, goditi me kokë, ndërkohë që Bejte e devijoi në goditje këndi.

Në pjesën e dytë, Memelli dha një asist për Devi Mukën dhe, kapiteni Muka shënoi nga afër golin e dytë në minutën e 64-t. Në minutën e 83-të kapiteni i Lushnjës, 28-vjeçari Gentian Çela, shkurtoi diferencën me një goditje perfekte nga pika e bardhë e penalltisë.

SHKUMBINI-FLAMURTARI 1-1

Gjyqtari Kridens Meta anuloi një gol në minutën e fundit për Shkumbinin, duke e tensionuar jo pak situatën në Peqin, në barazimin 1-1 me Flamurtarin.

Dy skuadrat ripërballeshin në harkun e një jave në fushën e Peqinit, por në ndeshjen e javës së 22-të, Shkumbini fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. 20-vjeçari Erjon Mustafaj, një nga prodhimet më cilësore të ekipeve zinxhir të Shkumbinit realizoi në minutën e 12-të golin për skuadrën e Gugash Maganit, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Një tjëtër 20-vjeçar, por kësaj radhe produkt i pastër i shkollës vlonjate, Franc Veliu, vendosi ekuilibrat në minutën e 82-të, duke i dhënë një pikë të çmuar vlonjateve në barazimin e dytë sezonal me peqinasit, pas atij të fazës së parë në Vlorë (0-0).

BESA-ELBASANI 1-1

Liridon Leci me golin e tij të minutës së 65-të i dhuroi një barazim me vlerë Besës së Kavajës kundrejt një Elbasanit, që falë golit me kokë të Eleandro Pemës (asist i Ilir Qorrit) në minutën e 25-të, dukej se do t’i sillte trajnerit Faruk Sejdini fitoren e parë nën drejtimin e verdhebluve.

Të mërkurën për ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Besa do të presë në shtëpi Shkumbini, ndërsa Elbasani në “Ruzhdi Bizhuta” do të ketë mysafire Tiranën, ndaj së cilës barazoi dy herë në kryeqytet 0-0, përfshirë edhe ndeshjen e vlefshme për kampionat.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 23
07.03.2009, ora 15:00

Tirana-Lushnja         2-1
Vllaznia-Bylis        0-0
Dinamo-Apolonia         3-1
Shkumbini-Flamurtari     1-1
Besa-Elbasani        1-1
Teuta-Partizani        3-2

RENDITJA
1.Tirana             44
2.Vllaznia            42
3.Dinamo            41
4.Shkumbini        37
5.Besa            33
6.Teuta            32
7.Elbasani            26
8.Flamurtari        26
9.Partizani        25
10.Apolonia        24
11.Bylis            22
12.Lushnja            19

E Shtune, 07 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›