Dinamo, një “nëndetëse” perfekte Fatjon Sefa shënoi golin e parë për blutë (41’), të dyfishuar nga Elis Bakaj (77’) e vulosur në minutat e fundit nga Sebino Plaku në të 90’ (goli i tij i 11-të me Dinamon). Për Apoloninë realizoi E.Haxhibulic n

Dinamo e Shkëlqim Muçës funksionon në mënyrë perfekte. Pesë ndeshje midis kampionatit e Kupës së Shqipërisë dhe pesë fitore. Për më tepër, që blutë janë shndërruar në një makinë e papërmbajtshme golash e me një goleador të talentuar si lushnjari Fatjon Sefa.
Dinamo fitoi 3-1 me Apoloninë në një ndeshje të mbyllur nga të dy ekipet me nga dhjetë lojtarë, pasi Bakaj e Shoshi u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 81-të.
Fatjon Sefa shënoi golin e parë për blutë (41’), të dyfishuar nga Elis Bakaj (77’) e vulosur në minutat e fundit nga Sebino Plaku në të 90’ (goli i tij i 11-të me Dinamon). Për Apoloninë realizoi E.Haxhibulic në minutën e 85-të.
Edhe në përballjen e fundit në kryeqytet, ajo e fazës së dytë kishte përfunduar 3-2 (3 gola të Sefës për blutë). E treta fitore rresht me fierakët, përfshirë edhe atë të fazës së parë në Fier (0-2).
Nëntë pikë të plota për kampionët në fuqi, që po dëshmojnë se janë një ekip tjetër nga ai që kishte përgatitur kroati i larguar Zlatko Daliç. Humbjet me Tiranën e Partizanin, duken se tashmë janë një kujtim i largët.
E Shtune, 07 Mars 2009