E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, tashmë +3 nga PartizaniShkodranët vijojnë me fitore, Shkumbini befason të kuqtë Në grupin e jugut shkëputet Skënderbeu. Në Vlorë nuk luhet, pa asnjë shkak.

Vllaznia kryesuese ka triumfuar me Shkëndijën e Tiranës, në një ndeshje ku goli ka ardhur vonë për shkodranët. Pas shkatërimit të Partizanit, një javë më parë, me rezultatin 6-0, dje djemtë e drejtuar nga Elvis Plori hasën vështirësi në pjesën e parë. Ekipi shkodran ka qenë më kërkues në fillimin e pjesë së parë, ndërsa miqtë janë përgjigjur mirë në mbrojtje, duke kërkuar të dalin nëpërmjet kundërsulmeve. Për Vllazninë, zhbllokimi i rezultatit do të vinte në minutën e 50-të. Ka qenë mbrojtësi Bushaj, i cili realizoi me kokë, duke qetësuar shokët. Shkodranët çlirohen dhe luajnë më mirë, edhe pse Shkëndija u shfaq e vendosur, për të mos dalë pa pikë. Gjithsesi, në minutën e 65-të, Papaj, i futur në lojë në pjesën së dytë, arriti të shënonte golin e dytë. Sulmuesi veproi bukur brenda zonës, duke vulosur fitoren e Vllaznisë. Paratërinjtë shkodranë vazhdojnë të kryesojnë bindshëm, tashmë të shkëputur nga Partizani, e për më tepër me një ndeshje më pak.

Shkodranët kryesues nisin arratinë
Vllaznia - Shkëndija T.    2-0
Vllaznia: Koleci, Hotaj, Bushaj, Marku, Bardulla, Tafa (Rusi 65’) Shaba, Erkoçeviç (Beqiri 41’), Karakaçi, Puka (Papaj 41’), Djepaxhija. Trajner: E.Plori
Shkëndija T.: Osmani, Qendro, Gelaj, Kodra, Berberi, Xhixha, Lala, Balla, Kaziu, Belba, Lleshi. Trajner: K.Sterio
Shënues: Bushaj 50’, Papaj 65’.
Gjyqtarë: E.Hoxha, R.Pjetrushi, R.Çokaj (Lezhë)
Admir Uruçi

Shkumbini thellon krizën e “kuqe”
Shkumbini- Partizani    2-0
Shkumbini: Demrozi, E.Lundraxhiu, Vogli, Beqiri (Koshi 33’), Em. Lundraxhiu, Karaj, Sulkja, Nexha, Am.Lundraxhiu, Morina, Magani. Trajner: A.Gjata
Partizani: Dibra, Ceka, Marku (Meçani 58’), Mumajesi, Llakaj, Peposhi, Berberi, Rada, Buçpapaj, Hiso, Mata. Trajner: G.Mahmutaj
Shënues: Karaj 76', Am.Lundraxhiu 78’
Gjygjtarë: E.Prifti, Sh.Guçe, S.Greca (Lushnjë)

Partizani ka humbur përsëri, duke thelluar krizën dhe vënë në diskutim pretendimet për më tej. Pas dështimit 6-0 me Vllazninë një javë më parë, të kuqtë u mundën dje nga Shkumbini 2-0. Peqinasit kanë trimfuar vetëm në minutat e fundit të takimit, duke nxjerrë jashtë loje një kundërshtar të fortë si Partizani. Gjatë gjithë lojës nuk kanë munguar rastet në të dyja portat. Të kuqtë kanë qenë më kërkues, por nuk kanë shfrytëzuar mjaft raste për shënim. Peqinasit nga ana tjetër ishin të kujdesshëm në lojën e tyre dhe përdornin kundërsulmet. Edhe gjatë pjesës së dytë, miqtë kanë mundësi të mira, por qoftë për nxitim të sulmuesve, ashtu edhe për meritë të mbrojtes së Shkumbinit, goli mungoi. Atë që nuk arriti Partizani, e bëri shumë mirë skuadra peqinase. Katër minuta para përfundimit, vendësit shënojnë dy gola befasues. Fillimisht ka qenë Karaj, e më pas A.Lundraxhiu, që vulosi fitoren e vështirë, por të merituar të Shkumbinit.  
Fatmir Ahmeti

Apolonia gjen fitoren e munguar
Apolonia – Dinamo 2-0
Apolonia: Prifti, Tanushi (Hazizaj 75’), Mbyeti, Doga, Shameti, Zeqo, Mërtiri, Asllani (Xhelilaj 62’), Muçaj, Saliasi (Vebati 70’), Hamataj (Papingu 41’). Trajnerr: R.Mehmeti  
Dinamo: Xhuljano (Memushi 50’), Shtini (Keta 35’), Karmaku, Çuçi (Curri 75’), Kresaj, Hysa, Dita, Delia (Haska 75’), Berberi, Neza, Gjuzi. Trajner: D.Mehmeti
Shënues: Muça 18’, Zeqo 72’
Gjyqtarë: S.Hametaj, E.Merkaj, A.Hametaj (Berat)
Kartonë të verdhë: Shameti, Curri

Pas rezultateve negative, më në fund paratërinjtë e Apolonisë I janë kthyer fitores, teksa dje kanë mundur në “shtëpi” Dinamon, me rezultatin e pastër, 2-0. Ndeshja filloi e bukur dhe e shpejtë për të dy ekipet, por fierakët tregohen më të organizuar në lojën e tyre. Ata janë më të qartë taktikisht dhe si rrjedhoj kryejnë një epërsi të madhe, duke vënë në situata të vështira mbrojtjen dinamovite. Pas sulmeve të vazhdueshme, Apolonia arrin të kaloj në avantazh në minutën e 18-të, me anë të Muçës. Reagimi i miqve është i dobët. Edhe ato pak kundërsulme, thyhen lehtë nga mbrojtja fierake. Vendësit krijojnë shumë raste për gol, por megjithatë pjesa e parë mbyllet 1-0. Goli i qetësisë për fierakët u realizua nga Zeqo, në minutën e 72-të. Ky i fundi, i lirë brenda zonës gjuan rrafsh me tokën, duke e dërguar topin në rrjetë. Gjithçka u mbyll me fitoren e merituar të 17-vjeçarëve të Apolonisë, që tashmë i largohen disi fundit të renditjes.
Mikel Mbriçaj

Shkëndija e Durrësit fundos Besën
Shkëndija D. – Besa    3-2
Shkëndia D: Kola, Hyka, Heta, Kotobelli, Mesiti, Deliallisi, Ibrahimllari, Neza (Dadja 72’), Dedej (Daliu 74’), Lapi, Bleta (Koleci 65’). Trajner: H. Muho
Besa: Sula, Duro (Kapedani 50’), Gjuzi, Belba (Çelhaka 60’), Kazazi, Muho, Idrizi (Isufi 65’), Biturku, Trimi, Ylviu, Dumllaku. Trajner: N.Kashami
Shënues: Dedej 5’, Lapi 70’, Deliallisi 75’/ Ylviu 3’, Gjuzi 69’
Gjyqtarë: E.Dyrmyshi, A.Beqiri, A.Bixhi (Tiranë)

Dueli ndërmjet Shkëndijës së Durrësit dhe Besës mbeti i fortë deri në fund. Vendësit e kontrolluan mirë lojën, ndërkohë që të parët shënuan miqtë me anë të Ylviut. Dedej barazpeshon rezultatin dhe ekipet kalojnë në pushim me shifrat 1-1. Sërish janë kavajasit që kalojnë në avantazh. Gjuzi është autor i golit të dytë, por reagimi i vendësve është i menjëhershëm. Brenda gjashtë minutash ata përmbysin gjithçka në favor të tyre. Lapi barazon rezultatin në 2-2, për të ardhur tek goli i fitores 3-2, që u shënua nga Deliallisi, pas një gjuajtje nga distanca. Ekipi i shkollës së Mjeshtrisë Sportive përfshin futbollistë nga disa qytete të Shqipërisë, duke marrë kështu përmasat e një minikombëtareje. Trajneri Hasan Muho, është optimist se shënuesi më i mirë i ekipit Alfred Deliallisi, lushnjari Shkëlqim Lapi, mbrojtësi nga Burreli Amarildo Heta, Blerim Kotobelli dhe organizatori Beqir Ibrahimllari, i pret një perspektivë e mbarë.
Bujar Qesja

Korçarët, formalitet me Skraparin
Skënderbeu - Skrapari 2-0
Skënderbeu: Bello, Muçollari, Skënderasi, Çorbaxhi, Xhafka, Cale, Zegullaj, Ibrahimi, Karafili (Menkshi 77’), Hysolli, Emini. Trajner: R.Milo
Skrapari: Musai, Kuqali, Osmani, Koçi, Idërshaj, Dosti, Fetahu, Jaho, Abazi, Kajo, Tare. Trajner: B.Petriti
Shënues: Hysolli 65’, Emini 77’
Gjyqtarë: K.Qirici, A.Alo, K.Alo (Ersekë)

Ka qënë thjesht një formalitet fitorja që ka arritur Skënderbeu për paratërinj ndaj Skraparit. Përballë korçarëve kryesues të grupit jugor, Skrapari nuk ka treguar asgjë në fushë. Për sa I përket kronikës, në pjesën e parë rastet për vendësit kanë qënë të shumta, por konkretizimi. Kështu, 40 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, e gjithë skuadra e Skënderbeut u hodh në sulm për të kërkuar golin. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 65-të, ku portierit mik, Musai, i rëshket topi nga duart dhe Hysolli, i me portën bosh realizon golin e parë. Pas këtij goli, miqtë hutohen dhe si rezultat i organizimit të dobët të tyre, Emini arrin të shënojë edhe golin e dytë. Përfundimisht 2-0 dhe në këtë mënyrë Skënderbeu vazhdon të qëndrojë në krye të grupit, me 42 pikë, i pacënuar aspak nga ekipet ndjekëse. Ndërkohë, edhe javën tjetër, korçarët luajnë në fushën e tyre me Sopotin e fundit të tabelës. Altin Reli
Në Librazhd nuk ka fitues
Sopoti – Pogradeci    2-2
Sopoti: Leka, Bozhiqi, Myzyri, Spahiu, Lipo, Vasku, Koçi, Ballolli, Çela, Stafa, Hasani. Trajner: P.Kokiçi
Pogradeci: Gjylameti, Lena, Hajdaraj, Shkullaku, Piqoni, Xhangolli, Pëllumbi, Jakupllari (Çekiçi 75'), Meko, Bajraktari, Kastrioti. Trjner: R.Çala
Shënues: Koçi 9', 35’\ Meko 30’, 40’
Gjyqtarë: E.Ganxhi, A.Mahmuti, F.Xhemalaj (Elbasan)

Eshtë mbyllur në shifrat e barabarta 2-2 ndeshja midis Sopotit dhe Pogradecit, e vlefshme për kampionatin e paratërinjve. Një futboll i bukur është luajtur dje në Librazhd, por që barazimi ka lënë të pakënaqur të dyja palët. Vendësit kanë shënuar të parët me Koçin, që në minutën e 9-të. Më pas, loja ka vazhduar me nje ritëm të shpejtë dhe në fund të pjesës së parë të dyja ekipet kanë shënuar. Në fillim është Meko në minutën e 30-të, që barazon dhe sërisht Koçi bëhet protagonist për Sopotin, duke e kaluar në avantazh. Pjesa e parë nuk mbaroi me këtë gol, sepse pogradecarët godasin me Mekonë, në limitin e kohës. Ky i fundit realizon bukur me kokë, duke i dërguar ekipet në pushim, me rezultatin 2-2. Pjesa e dytë ka qënë më e ngadaltë dhe lojtarët janë ndjerë të lodhur. Nuk janë krijuar raste për shënim dhe për pasojë nuk është ndryshuar rezultati. Gjithsesi, përtej rezultatit, të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të mirë, duke kënaqur shikuesit.
Ledion Qoshku

Goli Kapjes nderon Elbasanin
Elbasani – Teuta        1-0
Elbasani:  Ruci,  Çani, Jaupi,  Beqiri, Biqiku  Toçi, Biçaku, Ruci, Musta (Kapja 50’), Salliu. Qevani. Trajner: B.Bashalliu
 
Teuta: Morina, Likmeta, Tataveshi, Myftiu, Dalipi, Dakavelli, Çyrbja, Memishaj, Hasani, Qesja, Muho. Trajner: L.Sejdini
Shënues: Kapja 73’
Gjyqtarë: K.Jasharllari, E.Demiraj, V.Tola (Pogradec)
Kartonë të verdhë: Toçi, Tataveshi

 

U 17

Superiorja

Java 17    (08.03.2009)
Flamurtari – Tirana    (nuk u zhvillua)
Shkumbini – Partizani    2-0
Vllaznia - Shkëndija T.    2-0
Elbasani – Teuta    1-0
Shkëndija D. – Besa    3-2
Apolonia – Dinamo    2-0
Lushnja pushim

Renditja
1. Vllaznia        11    2    2    40-10    35
2. Partizani    10    2    4    25-15    32
3. Elbasani    9    1    6    22-17    28
4. Shkumbini    9    1    6    20-24    28
5. Shkëndija T.    6    2    8    21-23    20
6. Shkëndija D.    5    4    8    17-21    20
7. Dinamo    6    2    7    14-21    20
8. Tirana    5    4    5    23-22    19
9. Lushnja    5    2    5    18-19    17
10. Flamurtari    5    2    6    14-15    17
11. Teuta    4    4    5    13-17    16
12. Apolonia    4    2    9    13-17    14
13. Besa    2    4    9    15-26    10

Java 18    (15.03.2009)
Lushnja – Dinamo
Shkëndija T. – Shkumbini
Teuta – Vllaznia
Besa – Elbasani
Tirana – Shkëndija D.
Flamurtari - Apolonia
Partizani pushim
     
Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 18    (08.03.2009)
Besëlidhja – Turbina    (nuk u zhvillua)
Kastrioti – Burreli    4-1

Renditja
1. Laçi    6    3    0    22-13    21
2. Besëlidhja    5    2    2    24-12    17
3. Burreli    4    4    3    16-18    16
4. Kastrioti    3    3    4    15-16    12
5. Turbina    1    0    8    5-19    3

Java 19    (15.03.2009)
Turbina – Kastrioti

Grupi i Jugut

Java 18    (08.03.2009)
Skënderbeu – Skrapari    2-0
Bilisht Sport – Naftëtari    (nuk u zhvillua)
Sopoti – Pogradeci    2-2
Luftëtari pushim

Renditja
1. Skënderbeu    12    3    1    35-12    39
2. Bilisht S.    11    1    4    34-17    34
3. Pogradeci    9    3    5    30-22    30
4. Luftëtari    7    3    6    24-18    24
5. Gramozi    7    2    6    22-25    23
6. Skrapari    6    1    9    19-26    19
7. Sopoti    4    2    10    30-34    14
8. Naftëtari    2    1    12    9-36    7

Java 19    (15.03.2009)
Naftëtari – Pogradeci
Luftëtari – Bilisht Sport
Skënderbeu - Sopoti
Skrapari pushim

Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti   

E Hene, 09 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›