E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabove, Gruevski!

21-03-2013 / Nga Ramiz Lushaj

Ju, z. Gruevski, tre herë kryeministër në Maqedoni dhe lider i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, ma egërsisht se astenjiherë në karrierën tuaj politike shigjetoni si ultranacionalist në  Strugë dhe Kërçovë me deklaratat shovene “kanë qenë dhe do të mbeten Maqedoni”(!). Në këtë rast nuk mund të jeni ajo Eva biblike (Gru-evski) që t’i kërthizoni si “maqedone”(!) trevat etnike shqiptare. Bibla dritënon lindjen e Adamit nga toka-dhéu (sipas hebraishtes), përndryshe Pellazgu (sipas shqipes) i cili jetnoi një territor gjeopolitik “Pellazgjia Ilire” edhe në hapësinat e sotme të shtetit artificial maqedon. Eva, sipas Adamit Pellazgjik, thirrej me emnin biblik “Jeta”, ndërsa ju, Gruevski, jeni vetë “Vdekja” e pritshme për Maqedoninë multietnike me deklarata shovene kundër shqiptarëve etnikë në këtë shtet të sajuar si: “Struga është Maqedoni, Kërçova është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet”, “Shqipëria Etnike në Maqedoni nuk do të mundet as tani, por asnjëherë edhe në të ardhmen. Këtu do të jemi”, etj.
Gruevski pan-maqedonas po vetëvepron me platformë të caktuar njësoj si Millosheviçi më 28 qershor 1989 në 600-vjetorin e Betejës së Fushë-Dardanisë, që nxiti përflaktaz nacionalizmin serb duke përgjak Ballkanin dhe çue në shpërbarjen e ish Jugosllavisë Federale, e cila solli edhe krijimin e Maqedonisë multietnike, që po rrezikon e rriskon të shkyhet në mes katër fqinjëve përreth.
Gruevski, me këto sulme ultranacionaliste në muajin mars mos po iu duket vetja si “Perëndia e Luftës”- si në mitologjinë e lashtë. Edhe Millosheviçi e ndezi përgjakshëm luftën e Kosovës më 5 mars 1998 me sulmin tragjik në Prekaz ndaj familjes heroike të Adem Jasharit. Millosheviçi vdiq nga ataku në zemër në GJND të Hagës më 11 mars 2006. Ju, Gruevski, flisni ashpërsisht në Strugë “për një moment historik”(!) dhe nëse do ta provonit ju kujtojmë se keni lindur në gusht, njejtësisht si edhe Sllobodan Millosheviçi “kasapi i Ballkanit” dhe do t’iu vetëpresë edhe ju i njëjti fat tragjik marsian nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Gabove, Gruevski! Faji yt është historik.
 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›