E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mungesa e Gjykatës Administrative, kosto për ne - taksa progresive e PS, katastrofë për vendin”

21-03-2013 / Gazeta 55

Reagojnë përfaqësues të sipërmarrjes vendase

Një mendim krejt ndryshe nga ai i kryetarit të Partisë Socialiste shprehin bizneset, ata që kanë pune direkt me Gjykatën Administrative. Sipas përfaqësuesit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku zgjatja në kohë e ngritjes së Gjykatës administrative do të thotë më shumë humbje kohe nëpër gjykatat. “Gjykata duhet të ishte ngritur me kohë. Duhen lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike”, vlerësoi Flamur Hoxha, përfaqësues i industrisë fasone. Përfaqësues të biznesit kundërshtojnë dhe rritjen e taksave të propozuar nga Partia Socialiste, duke sqaruar se në Shqipëri nuk është momenti për të aplikuar taksën progresive, e cila, do të largonte investimet e huaja.
“Në një periudhë në zhvillim siç është Shqipëria ,taksa e sheshtë është ajo që duhet, taksimi progresive do largonte investitorët”, theksoi Buxhuku.
Ndërsa sipas Hoxhës, në zhvillimin ne industrisë fasone vitet e fundit ka ndikuar taksimi i sheshte, shumë investitorë italiane kane ardhur ne Shqipëri.
Këto shqetësime biznesi ia shprehu edhe te martën kryesocialistit Rama, ne tryezën e thirrur nga Partia Socialiste, për të prezantuar programin e saj për ekonominë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›