Gaçe i përgjigjet Çanit

Aurela Gaçe i është bashkuar artistëve të tjerë shqiptarë të cilët kanë hapur bizneset e tyre private. Këtë të mërkurë këngëtarja ka ftuar mjaft miq, njerëz të njohur të ekranit e këngëtarë ne nje kluba nate ne Tirane, ku së bashku me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi do të ofrojë muzikë çdo fundjavë.
Natën e promovimit Aurela e nisi mjaft mbarë në një shkëmbim batutash me gazetarin dhe moderatorin Arjan Çani.
Sipas ''Mapo"', Aurela i drejtohet Arjanit dhe i thotë: “ Kur më ke ftuar për herë të parë në emision as ti s’më njihje mirë dhe as unë. Ti në atë kohë më pyete pse nuk e kam bërë gjoksin operacion dhe në atë kohë nuk dija ç’të të thosha, se isha tepër e re. Ndërsa tani të premtoj që do e bëj operacion gjoksin nëse ti vjen çdo fundjavë te ky lokal”.
Kjo ka qenë batuta e këngëtares, e cila është pritur me mjaft humor nga të pranishmit. Nuk e dimë nëse Çani do preferojë t’i harxhojë lekët e tij fundjavave duke dëgjuar Aurelën, edhe pse në fakt ajo është një nga këngëtaret më te fuqishme të skenës dhe di gjithmonë të krijojë atmosferë elektrizuese, me zëri dhe karakterin e saj. /Indeksonline/