E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu i rëndësishëm për perspektiven evropiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, prit sot në takim eurodeputetin dhe ish-kryeministrin slloven, Alojz Peterle.

Duke folur për dialogun ems Kosovës dhe Serbisë, Jahjaga dhe Peterle, vlerësuan se dialogu i bënë mirë të dyja vendeve për normalizon e marrëdhënieve.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra më e mirë për normalizimin e raporteve midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë presidentja, Jahjaga.

Në këtë takim, Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për Parlamentin Evropian dhe Republikën e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e aspiratës evropiane të Kosovës.

Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, në të cilin, të gjithë pa dallim i gëzojnë të drejtat e barabarta, të garantuara me Kushtetutë, dhe se Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Presidentja Jahjaga gjithashtu vlerësoi lart miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë.
Eurodeputeti Peterle tha se Kosova ka shumë miq në Parlamentin Evropian dhe mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje.

Eurodeputeti Peterle vlerësoi progresin e arritur në Kosovë në të gjitha fushat. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë për paqen dhe perspektivën evropiane të rajoni. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›