Gadafi – Mbështetësve: Rezistoni!

Televizioni mbështetës i tij, “al-Rai” transmetoi fragmente të një mesazhi të shkruar të Muamar Gadafit.
Gadafi theksoi se armiqtë e tij ishin të ndarë dhe u zotua për luftë të gjatë, duke thënë “Libia le të ngulfatet në flakë”.
Ish-lideri i sulmuar libian u kërkoi mbështetësve të tij të vijojnë betejën kundër agresionit të huaj, duke shtuar se armiqtë e tij janë të ndarë.
“Edhe pse nuk mund të ma dëgjoni zërin, vazhdoni rezistencën”, theksoi Gadafi në 42-vjetorin e grushtit të shtetit që e solli në pushtet.
“Ne nuk do të dorëzohemi. Nuk jemi Gra. Do të vazhdojmë luftimet”, theksoi Gadafi në mesazh.
/Start/F. Prroni/
2011-09-01 17:44