E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi svarroset. OKB kërkon hetime për vdekjen

LIBI- Qeveria e Libisë anuloi vendimin për varrimin e shpejtë të Gadafit  si rezultat i pasigurisë në vend por edhe kontradiktave për rrethanat e vrasjes së tij.

Ministri i naftës, Ali Tarhouni tha se trupi i ish-udhëheqësit mund të mbahet “për disa ditë”. Sipas traditës islame, varrimi duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai.

OKB-ja, ndërkaq është duke kërkuar një hetim për vdekjen e Kolonel Gedafit në Sirte të enjten.

Ndërkohë NATO pritet të deklarojë fundin e bombardimeve të saj në Libi në orët e ardhshme.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se vdekja e Kolonel Gadafit do të thotë se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e arriti qëllimin e saj.

“Është e qartë se operacionit po I vjen fundi- u tha ai gazetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›