Grabitet argjendaria, dyshohet për 1 të vdekur
TIRANE- Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari pranë rrugës Siri Kodra në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se gjatë grabitjes ka patur edhe të shtëna armësh. Dyshohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur një person i vdekur.
Lajmi është ende i pakonfirmuar nga policia.
Dy personat e përfshirë në grabitje janë larguar me një motor nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes.