Partitë kërkojnë takim liderësh për zgjedhjet
Disa nga partitë politike kërkojnë takim urgjent të liderëve të partive parlamentare për të tejkaluar krizën politike në Maqedoni.
Kërkesa te tillë ka patuar nga BDI, PRSD, PL, të gjitha këto parti parlamentare, të cilat kërkojnë takim urgjent të liderëve.
Deputeti dhe nënkryetari i Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafis Haliti ftoi liderin e partisë së tij Ali Ahmeti që të iniciojë mbajtjen e një takimi të liderëve, ku me theks të veçantë do të ishte kriza politike dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Nderkaq, në një konferencë të përbashkët, Partia e Re Social demokrate (PRSD), Partia Liberale dhe Alternativa e Re kërkuan gjithashtu takim të partive parlamentare për të arritur marrëveshje për datën dhe rregullat zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.