E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE shqetësohet për trajtimin e rasteve gjyqësore familjare

Gjykatat në Kosovë janë duke dështuar për të gjykuar në mënyrë te pershtatshme rastet që lidhen me Ligjin për Familjen siç janë divorci, kujdestaria apo e drejta për t`i vizituar fëmijët, thuhet në një raport të publikuar nga misioni i OSBE-së në Prishtinë.

Raporti thotë se disa raste të divorcit marrin vite të tëra për shkak të paaftësisë së gjykatës për t`i mbledhur palët, për t`i dëgjuar fëmijët ose dëshmitarët e tjerë ose për të përmendur dëshmi të vërteta.

“Kur gjykatat dështojnë që në mënyrë të duhur të menaxhojnë procedurat gjyqësore familjare, efikasiteti i sistemit gjyqësor si tërësi zbehet”, tha Susan Heintz, Shefe e Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›