Gaddafi: "Lëreni Libinë të rrethohet nga flakët"

Liderët përëndimorë i kanë bërë thirrje Këshillit Tranzitor në Libi, që të angazhohen në një proces pajtimi me armiqtë e tyre. Ky ka qënë edhe mesazhi i konferencës së mbledhur në Paris, e quajtur konferenca e miqve të Libisë. Presidenti francez, Nicola Sarkozy, i cili ishte dhe kryetari i këtij takimi, deklaroi se forcat anti- Gaddafi nuk do të arrijnë asgjë nëse nuk do të angazhohen në këtë proces pajtimi dhe faljeje. Sipas tij, të 63 shtetet pjesëmarrëse, ishin të angazhuar për kthimin e pasurive të ngrira për popullin libian. Në konferencën e përbashkët, merrnin pjesë edhe kryeministri britanik David Cameron, Sekretari i Përgjithsëmn Ban Ki- Moon. Megjithatë, Sarcozy deklaroi se operacioni në Libi do të vazhdonte deri në momentin që Maumar Gaddafi nuk do të jetë më një kërcënim. Tani sipas tij, ka nisur një fazë e re politike e autorizuar nga OKB dhe në të cilën forcat ushtarake ndërkombëtare do të vihen në shërbim të popullit libian. Por vetë Gaddafi, pak para përfundimit të konferencës në Paris dha një mesazh për të gjithë mbështetësit e tij.
"Lërëni Libinë të rrethohet nga flakët". Ky ka qënë mesazhi i kolonel Gaddafit në ditën kur BE mban konferenën ndërkombëtare në Paris, në të cilën shqyrtohet e ardhmja e Libisë. Ish- lideri libian ka deklaruar për mbështetësit e tij se nuk do të dorëzohet, duke i bërë thirrje besnikëve të tij që të vazhdojnë luftën edhe se nuk i dëgjojnë zërin. Ndërkohë që forcat anti -Gadafi kanë shtyrë edhe njëherë afatin për të bërë dorëzimin e forcave të Gaddafit për të dorëzuar qytetin Sirte edhe për një javë, ndërkohë që limiti ishte vendour për ditën e shtunë. Megjithatë, forcat anti-Gaddafi kanë pasur sërish një tjetër fitore, pasi një nga zyrtarët kyç të kolonelit, siç ishte Ministri i Jashtëm Abdel Ati Al Obeidi, ka kontaktuar me Këshillin Tranzitor, për një dorëzim të mundshëm tek ta.