E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Më tepër presion për largimin e Asadit nga pushteti

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga vendet evropiane dhe shtetet e tjera, që të imponojnë më tepër sanksione kundër Sirisë, për ta shtuar presionin ndaj presidentit Bashar al-Asad, që të largohet nga pushteti.

Duke folur në Paris, ku mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për Libinë, sekretarja Klinton tha se dhuna në Siri duhet të ndalet dhe se Asadi duhet të tërhiqet.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 2200 persona janë vrarë gjatë protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad që kanë filluar në mesin e muajit mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›