E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geddafi akuzon perëndimin, se do të pushtojë Libinë

Lideri libian Muamar Geddafi, është rikthyer për të folur në një mesazh të dyte audio, që është transmetuar direkt në rrjetin televiziv Al Xhazira. Koloneli ka akuzuar perëndimin se do që të pushtojë Libinë.

Gjatë mesazhit, Gedafi i ka kërkuar organizatës së Kombeve te Bashkuara dhe NATO-s, për të ndaluar sulmet ajrore në vendin e tij.
 

Bashkësia ndërkombëtare, ka shtuar koloneli, ka çuar Libinë në luftë civile. Libia ndodhet prej disa muajsh në luftë civile mes rebelëve dhe mbështetësve te Muamar Geddafit. Gjatë kesaj lufte kanë gjetur vdekjen mijëra persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›