E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi hedh poshte rezoluten e OKB-se - Luftimet ne Libi vazhdojne

Qendra e qytetit libian Bengazi kryeqendra e kundershtareve te Gaddafit eshte sulmuar te shtunen nga trupat e Gaddafit te cilat i jane afruar periferive te qytetit. Televizioni Al Xhazira duke u bazuar tek korrespondentet e tij njofton se qyteti eshte sulmuar nga ajri. Nje avion i trupave te Gaddafit eshte rrezuar. Luftime ka pasur edhe ne Misrata ne perendim te vendit. Qeveria ne Tripoli vazhdon te pohoje se nuk ka pasur asnje sulm. Gaddafi te shtunen e cilesoi rezoluten e OKB-se si te pavlefshme duke u shprehur se ajo shkel karten e OKB-se. Pergatitjen e sulmit ai e cilesoi nje agresion te paster.

Te premten ka pasur edhe te vdekur njoftojne agjencite. Megjithese te premten zyrtarishtLibia njoftoi fundin e menjehershem te luftimeve dhe ministri i Jashtem libian Mussa Kussa u shpreh se vendi i tij e pranon rezoluten e Kombeve te Bashkuara.armepushimi nuk u respektua.

Pergatitje per nderhyrje ushtarake ne Libi

Te enjten Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara miratoi rezoluten per Libine. Ne rezoluten e tij KS i OKB-se kerkoi fundin e menjehershem te luftimeve dhe vendosi per nje zone ndalim-fluturimi mbi Libine. Rezoluta e miratuar ne KS te OKB-se urdheron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi qe te mbaje ne toke aviacionin e tij. Pas kesaj kane nisur pergatitjet e vendeve te ndryshme per nje mision ushtarak.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift KS vendos ndalimfluturimin mbi LibineShtetet e NATO-s ne konsultimet ne Bruksel te premten nuk rane dakord per nje nderhyrje te mundshme ushtarake. Franca dhe Britania e Madhe kane nisur pergatitjet ndersa SHBA i dergoi te premten nje ultimatum pushtetmbajtesit Gaddafi per fundin e luftimeve. Danimarka pas miratimin te njezeshem te parlamentit nisi te shtunen gjashte avione luftarake te tipit F-16 ne Sicili. Ministrja e Mbrojtjes Gitte Lillelund Bech deklaroi se ata do te jene gati per mision te dielen. Qeveria siguroi se ne mision do te behet ceshte e mundur qe te menjanohen viktimat civile.

Gjermania nuk e sheh veten te izoluar pas abstenimit

Gjermania e cila krahas Kines dhe Rusise abstenoi rezoluten e KS te OKB-se nuk e sheh veten te izoluar pas kritikave ne vend per qendrimin kunder nderhyrjes ushtarake.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Werner Hoyer minister shteti ne Ministrine e Jashtme ne Berlin

Qeveria gjermane do te perdore te gjitha mundesite jashte intervenimit ushtarak per te ndaluar gjakderdhjen ne Libi u shpreh ministri i shtetit ne Ministrine e Jashtme Werner Hoyer FDP per gazeten e se shtunes Hamburger Abendblatt. Hoyer kundershtoi zerat se Gjermania u izolua me abstenimin. Shume partnere e ndajne skepticizmin gjerman kundrejt nje misioni ushtarak tha ai. Edhe ata qe vendosen per nje nderhyrje ushtarake ne Libi kane treguar respekt dhe mirekuptim per qendrimin tone ka theksuar Hoyer.

Autor AG/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›