E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi ndodhet ende në Libi

Muamar Gaddafi ndodhet ende në Libi. Lajmin e bëjnë të ditur disa burime pranë rebelëve kundërshtarë të Kolonelit, të cilët përjashtojnë mundësinë që ai të jetë larguar nga vendi.
 

Më parë, gjatë ditës u raportua se koloneli mund të ketë kaluar për në Nigeri me një karvan makinash të blinduara. Sipas rebelëve, pjesë e karvanit mund të ketë qenë djemtë e Gaddafit, Saif al Islam dhe Saadi.
 

Muamar Gaddafi është prej disa javësh në kërkim nga rebelët kundërshtarë që kanë marrë në kontroll Tripolin dhe pjesën më të madhe të qyteteve në Libi. Për kokën e kolonelit është vendosur një shpërblim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›