Vatra zjarri në Teksas, banorët evakuohen

Teksasi vijon të përballet me vatra të fuqishme zjarresh, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe probleme. Zyrtarët thanë se të paktën 1000 shtëpi janë djegur, ndërsa shumë të tjera rrezikohen nga vatrat e zjarreve që janë ende aktive.
Vatra e zjarrit me e fuqishme është në Bastrop County, për vënien e të cilës nën- kontroll, janë aktivizuar disa qindra forca- zjarrëfikëse. Në të gjithë zonat e përfshira nga zjarret, janë evakuar banorët.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, guvernatori i Teksasit, Rik Perri tha se flakët kanë përfshirë rreth 40 mijë hektarë. Në të gjithë Teksasin, regjistrohen 57 vatra aktive zjarresh.