E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët e gjykojnë ashpër Barack Obamën

Amerikanët gjykojnë ashpër si Barack Obamën ashtu edhe opozitën republikane përsa i përket ekonomisë, fushë në të cilën është shtuar më tepër frika pas treguesve negativë kryesisht mbi punësimin. Rezultatet u bënë të ditura pas një sondazhi të "Washington Post" dhe "ABC News".
 

Afro 53 për qind e të anketuarve gjykojnë negativisht veprimin e presidentit amerikan dhe 77 për qind vlerësojnë se vendi nuk është në rrugën e duhur, ndërsa 35 për qind vlerësojnë se situata e tyre financiare është përkeqësuar nën presidencën e Obamas.
 

Lidhur me situatën ekonomike globale, 34 për qind e të anketuarve gjykojnë se veprimet e presidentit kanë bërë më tepër keq sesa mirë, dhe vetëm 17 për qind mendojnë të kundërtën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›