E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafa e PS Shqiperia sot u privatizua te aferm te Dash Pezes

Familja Rada thirrje opozites Na lini te gezojme pronen

Te indinjuar nga shtremberimet qe i ka bere opozita kontrates pronaret e ish-ekspozites Shqiperia sot shperthyen kunder Partise Socialiste duke i bere thirrje asaj dhe eksponenteve perreth qe te nderpresin fushaten denigruese kunder pronave te autoktoneve. Sipas tyre privatizimi ka ndjekur te gjitha procedurat dhe kriteret ligjore ne fuqi perfshire ketu edhe cmimin e tokesi cili eshte percaktuar me vendim qeverie.

Por lufta politike dhe marrezia qe ka zene kreun e PS-se Edi Ramen perfshin ne kete vale debati pa arsye te aferm dhe familjare. Kjo po mbush listen e kryebashkiakut gafe pas gafe dhe te kesaj te fundit duke implikuar ne privatizimin e Shqiperia sot te aferm te Dash Pezes.

Perkundrejt menyres se palogjikshme qe po perdor PS-ja e Edi Rames dhe sulmeve dhe akuzave te diteve te fundit te opozites rezulton qe privatizues i ish ekspozites Shqiperia Sot eshte nje prej te afermve te deputetit socialist Dash Peza. Ky fakt ka nxjerre ne pah bllofin tjeter te kryesocialistit Edi Rama qe ndersa akuzon kundershtaret politike duke shtremberuar fakte dhe falsifikuar dokumenta i rezulton qe brenda te gjithe kesaj te jene te perfshire pikerisht njerezit e tij me te afert. Pa dashur te atakojme emra konkrete te cilet kane cdo te drejte privatizimi fenomeni qe duket i papranueshem eshte pikerisht loja politike qe ka zgjedhur PS-ja duke akuzuar PD-ne per shfrytezim te pushtetit nderkohe opozita eshte e perfshire ne afera korruptive prej kohesh. Nisur nga ky shperdorim i ceshtjes pronaret e truallit reaguan dje permes nje deklarate publike pas publikimit te kontrates te privatizimit te truallit nga deputeti socialist Eduart Shalsi.
Pronaret bene te ditur se kontrata e bashkepunimit me firmen Vision Construction ishte shfuqizuar e qe kete fakt Partia Socialiste nuk e permend qellimisht.

Nga viti 1994 kjo prone eshte zyrtarisht e hipotekuar dhe ne 13 mars te vitit 2008 ne kemi nenshkruar edhe nje kontrate me kompanine Vision Construction - thuhet ne deklaraten e shperndare nga ish-pronaret e ish-ekspozites.

Po keshtu familja Rada sqaroi se ka probleme ne marrjen e prones vetem me nje nga subjektet qe i kishin marre ambientet e ish-ekspozites me qira. Me heret Partia Socialiste publikoi prova qe sipas saj vertetojne shkelje ne procesin e privatizimit. Por keto pretendime te Partise Socialiste jane hedhur poshte nga avokati i kompanise Vision Construction i cili i quajti akuzat e selise roze si hakmarrje te Edi Rames per zbulimin e aferave te tij me lejet e ndertimit prane Liqenit Artificial.

Avokati i Tartarit dhe Selmanllarit Kontrata u shfuqizua me akt noterial

Avokati i kompanise Vision Construction Genc Gjokutaj do te padise ne gjykate penalisht deputetin Shalsi per shpifje. Ne vijim te akuzave te Partise Socialiste se pas kontrates per privatizimin e ish-ekspozites qendron kompania Vision Construction kane reaguar nepermjet avokatit pronaret Arjan Tartari dhe Rrahman Selmanllari. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh dje se kontrata eshte nenshkruar ne mars te vitit 2008 por nuk ka force ligjore. Ai e shpjegoi kete fakt se kompania Vision Construction nenshkroi kontraten vetem me nje nga pronaret dhe duke qene se nuk bindi pjesen tjeter te pronareve shfuqizoi me akt noterial kontraten.
Sipas avokatit procesi i privatizimit u be ne korrik te 2008-s atehere kur Vision Construction kishte nderprere lidhjet ligjore me pronaret. Gjokutaj tha gjithashtu se gjate dites se neserme do te ngrihet padi penale ndaj deputetit socialist Eduart Shalsi. Avokati tha se kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka nisur sulm ndaj kesaj kompanie pas deklaratave per dhenien e 20 te kontrates mikut te Rames ne kembim te nje lejeje ndertimi.

Deklarata e plote e familjes Rada

Ne trashegimtaret e familjes Rada pronare te truallit te ish-ekspozita Shqiperia sot te indinjuar nga shtremberimet e qellimshme te z. Shalsi po bejme kete deklarate publike per te sqaruar ne radhe te pare vete ate dhe eksponente te tjere te Partise Socialiste si dhe opinionin e gjere publik
1 ndash Qe nga viti 1994 prona jone eshte e hipotekuar zyrtarisht. Pronaret kane bere shume kerkesa dhe perpjekje per privatizim e objektit. Me ne fund mbas te gjitha procedurave te rregullta ligjore objekti u privatizua ne shtator 2009.
2 ndash Eumlshte e vertete qe ne daten 13 mars 2008 u firmos nje kontrate bashkepunimi me kompanine Vision Construction por vetem me nje pjese te pronareve te truallit. Ashtu sic pranohet edhe nga deklarata e z. Shalsi pjesa tjeter e pronareve nuk pranoi qe te firmosnin kontraten e marreveshjes me Vision Construction.
3 ndash Z. Shalsi qellimisht nuk permendi qe te shtrenguar nga kjo mungese mirekuptimi mes te gjithe pronareve ne date 20 mars 2008 kjo marreveshje u shfuqizua permes nje akti noterial gje qe solli edhe nderprerjen e te gjitha marredhenieve ligjore mes kesaj kompanie dhe asaj pjese te pronareve qe kishin nenshkruar marreveshjen. Si kjo marreveshje jane prishur edhe shume marreveshje te tjera me kompani te tjera. Ne dijenine tone kjo prishje e marreveshjes eshte bere disa muaj para se te fillonin procedurat e privatizimit te ekspozites Shqiperia sot nga ministrite.
4 ndash Pas mbarimit te procesit te privatizimit te ekspozites Shqiperia sot ne pronaret beme hipotekimin e prones ne hipoteke.
5 ndash Te gjitha subjektet qe kishin marre ambiente me qira ne ish-ekspoziten Shqiperia sot jane larguar pa asnje lloj pretendimi duke zbatuar me rigorozitet kontratat perkatese te qirase ku cdo kontrate qiraje me shtetin shfuqizohej ne momentin e privatizimit te objektit. Vetem kompania Top Channel nuk e ka zbatuar ende kete kontrate edhe pse ka qene me te njejten cilesi si te gjitha subjektet e tjera qiramarrese.
6 ndash Mbas shume muajsh mosmarreveshjesh dhe negociatash pronaret e tokes nenshkruan ne vitin 2009 kontraten per zhvillimin e prones me kompanine Victoria Construction.
7 ndash Ne falenderojme qeverine qe pas shume viteve na ktheu pronen e ligjshme e te trasheguar nga gjaku e djersa e gjysherve dhe prinderve tane. Ne deklarojme me pergjegjesi te plote qe nuk kemi pasur asnje presion per te marre ate qe na ka takuar prej vitesh me ligj e qe me ne fund po behet realitet.
8 ndash Sic vertetohet fare lehte edhe nga ky vertetim qe po e paraqesim para jush toka e blere dhe bllokimii saj ne hipoteke jane bere ne emrin e pronareve.
9 ndash Sulmet dhe shpifjet qe behen ndaj prones sone behen me qellimin e vetemper te na penguar marrjen fizike te ligjshme te saj e cila eshte dorezuar me procesverbal te rregullt nga Qendra Kombetare e Panaireve qe ne shtator te 2009-s.
10 ndash Sigurojme qe privatizimi ka ndjekur te gjitha procedurat dhe kriteret ligjore ne fuqi perfshire ketu edhe cmimin e tokesi cili eshte percaktuar me vendim qeverie.
11 ndash I bejme thirrje z. Shalsi dhe Partise Socialiste te nderpresin fushaten e denigrimit kunder nesh. Ju bejme thirrje qe te mos perdorni pronaret autoktone per hir te interesave tuaja politike.
12 ndash Nese kjo fushate nuk nderpritet menjehere paralajmerojme autoret e saj qe do te mbajne pergjegjesi te rende ligjore dhe do te demaskohen publikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›