E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita nisin hetimet

Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per privatizimin e godines se ish-Ekspozites Shqiperia Sot.

Njesia Task Force kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes vendosi te nise me inisiativen e saj hetimet pas deklaratave te opozites te cilat akuzojne Ministrine e Ekonomise shperdorim detyre dhe korrupsion ne lidhje me kete privatim.

Dosja bazohet aktualisht tek deklaratat e bera publike ne media nga politikane por edhe biznesmene ne lidhje me kontratat e lidhura dhe te prishura disa here per godinen e Ekspozites. Burime prane prokurorise se Tiranes thane se paraditen e se enjtes e regjistruan procedimin penal per te zbardhur te verteten dhe per te verifikuar versionet e ndryshme qe jane publikuar deri me tani.

Per kete arsye pritet qe shume shpejt qe organi i akuzes te therrase ne prokurori fillimisht personat qe kane dhene deklarata publike shoqeruar kjo edhe me mbledhjen e dokumentacionit perkates.

Debati politik per privatizimin e ish-Ekspozites ka vazhduar edhe ne parlament. Deputeti Eduart Shalsi deklaroi se ende nuk eshte dhene pergjigje per akuzat e bera nga opozita dhe paralajmeroi publikimin e nje tjeter afere korruptive te privazimit me bono thesari.

Kemi folur per Ekspoziten per Koder Kamzen dhe deri me sot nuk kemi marre asnje pergjigje. Perse nga shkurti ne nentor cmimet e trojeve publike rreth Ekspozites u dyfishuan dhe trefishuan dhe ato te ndertesa jo Po nuk mjafton vetem me kaq keni bere nje privatizim me bono thesari fakte te reja do te dalin ne drite tha Shalsi.

Ish-ministri i Ekonomise dhe privatizimit Genc Ruli deklaroi se pergjigjen do tja jape vetem nje instance perkatese dhe se priste qe opozita te kerkonte ngritjen e nje komisioni hetimor ne lidhje me kete ceshtje.

Do te te pergjigjem kur ti drejtohesh institicioneve perkatese. Prisja te ngrinit komision hetimor qofte per koncensionet apo per ekspoziten tha Ruli.

Ceshtja e shitjes se truallit shteteror me cmim tre here me te ulet se zona perreth dhe akuzat se pas ketij privatizimi qendrojne persona te lidhur me pushtetin prej ditesh po mbajne gjalle debatin politik ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›