Muca Universitet islamik ne Tirane

Ndersa mes myslimaneve ka shperthyer nje tjeter konflikt me shkarkime dhe akuza kreu i Komunitetit Mylsiman Selim Muca ka deklaruar gjate nje komunikimi me median se Keshilli i Pergjithshem vendosi ngritjen e nje Universiteti te Shkencave Islame ne Shqiperi.
Sipas numrit nje te myslimaneve shqiptare ne kete universitet do te ftohen te studiojne pervec shqiptareve edhe te rinj nga shetet e tjera evropiane. Kjo sipas Muces edhe per faktin qe te rinjte shqiptare te mos studiojne me ne universitete te huaja por ne vendin e tyre.
Kryesia mori nje vendim per hapjen e Universitetit te Shkencave Islame ne Shqiperi. Nuk do te kete me nevoje qe te rinjte te shkojne jashte per ndjekur studimet teologjike. Ne synojme terheqjen e studenteve jo vetem nga Shqiperia por edhe nga rajoni dhe Evropa tha Muca.
Muca deklaroi kthimin ne normalitet te Komunitetit Mysliman pas nje tentative te deshtuar sipas tij per uzurpimin e institucionit.