Gaga performon pa flokë në një shou televiziv

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 18:24
Lady Gaga ka qenë gjithnjë paksa e çuditshme, por këtyre ditëve ajo arriti një nivel të ri me veprimin e saj në shoun televiz të Paul O′Grady, duke u shfaqur me një maskë që e bënte të dukej pa flokë.
Dukë zënë vendin në piano, Gaga hoqi paruken e saj jeshile duke zbuluar kokën e saj “tullace” për performancën e këngës Hair.
Kjo pamje ka “shokuar” opinionin. Fillimisht u mendua se Lady Gaga kishte qethur kokën në zero, duke imituar kështu këngëtaren tjetër të popit, Britney Spears. Mirëpo pastaj u kuptua se ishte vetëm një truk i këngëtares, e cila kishte vënë një maskë te flokët e saj, duke imituar qethjen zero të tyre.