E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas në Chelsea

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 21:38

Chelsea ka pranuar të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e trajnerit të Portos, Andre Villas Boas, sipas medieve portugeze dhe strategu ka pranuar ofertën e pronarit të gjigantit londinez, Roman Abramovich.

Villas Boas në Stamford Bridge do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, rrogë identike me atë që kishte Jose Mourinho gjatë kohës së tij si menaxher i ekipit, ka njoftuar agjencia portugeze e lajmeve Jordan de Noticias.

Chelsea po ashtu do të paguajë dëmshpërblimin prej 15 milionë eurosh. Villas Boas tashmë ka informuar Porton për vendimin e tij që t’i bashkohet gjigantit anglez, ka thënë një burim i afërt me trajnerin për Agencia.

Të dielën, presidenti i Portos, Pinto da Costa, ka thënë se “nëse një klub paguan 15 milionë euro dhe ai dëshiron të largohet nga klubi, ne nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›