Presioni thotë "Zgedhe Njo"
Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 11:52
Reperi i ‘labelit’ The Bloody Alboz (TBA), Presioni, ka lansuar klipin e parë në karrierën e tij, së cilës ia ka bashkangjitur këngën të titulluar “Zgedhe Njo”.
Klipi është punuar nga Produksioni ProArt, ndërsa të drejtat e këngës i mban Illyrian Records, studio regjistruese e TBA-së.
Kemi të bëjmë me një klip mjaft interesant, të xhiruar jashtë Kosovës, ku tregohet realiteti sot në botën artificiale të shekullit XXI, ndërsa për ta kuptuar më mirë dëgjojeni këngën.
Është ky ndër klipet e para të lansuara nga reperët e ‘labelit’ TBA, ndërsa edhe në të ardhmen priten klipe të tjera nga yje tjera nga ky krah i repit shqiptar.