Gaiani: Zgjedhja e Nishanit President, veprim i shkëlqyer

Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani ka shprehur konsiderata të larta për Presidentin e ri të Shqipërisë, ndërsa e ka quajtur një proces kushtetues vendimin që mori parlamenti shqiptar për zgjedhjen e tij.
“Procesi për zgjedhjen e presidentit lejoi mundësin e dialogut, ndërsa zgjedhja e tij u bë sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Kandidati i zgjedhur ka një profil të lartë dhe përbën një zgjedhje të shkëlqyer”- deklaroi ambasadori italian.
Gjatë një takimi të zhvilluar në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Ambasadori Gaiani tha se shanset e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimit Europian, me gjithë ngjarjet e fundit politike vazhdojnë të jenë të larta.
“Muajt e ardhshëm deri në hartimin e raportit të Komisionit Evropian do të jenë mjaft të rëndësishëm si për politikën shqiptare, ashtu edhe për vendimin evropian për zgjerimin. Raportet që përgatiten bashkë me pjesën e tyre teknike kanë edhe zgjidhjet politike. Unë jam optimist, duke shtuar se bashkë me impenjimin politik, ekziston edhe vullneti i forcave politike”- u shpreh Gaiani.
Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës, është përshëndetur nga përfaqësuesit e partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të vendit. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Komisionit Europian Ettore Sequi dhe kreu i Prezencës së OSBE-së Eugen Ëollfarth, kanë vlerësuar figurën dhe personalitetin e Presidentit Bujar Nishani.